Granit Xhaka nuk mori notë të mirë në përballjen me Lech Poznanin, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Evropës.
Kapiteni Xhaka u paraqit për 63 minuta në barazimin 1:1 të Sunderlandit në udhëtim ndaj skuadrës polake, Lech Poznan.
Faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”, e ka vlerësuar Xhakën me notën 6.9.
Megjithatë, Sunderlandi e ka ruajtur serinë e rezultateve pozitive në këtë garë.
Në tri ndeshje të zhvilluara, skuadra angleze ka regjistruar dy fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e nëntë me shtatë pikë.
Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij po përgatiten për sfidën e fundjavës, ku të dielën, më 25 tetor, nga ora 17:30, do ta presin Leeds Unitedin në kuadër të javës së tetë të Premier League.
Përderisa Sunderlandi po kalon një periudhë të mirë në Ligën e Evropës, në Premier League po përballet me krizë rezultatesh.
Skuadra renditet në vendin e 20-të, në fund të tabelës, me vetëm katër pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshje, me një fitore, një barazim dhe pesë humbje.