Neville paralajmëron vendim të vështirë për drejtuesit

Futboll

Neville paralajmëron vendim të vështirë për drejtuesit

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville, vlerësoi se mbështetja e tifozëve për Carrickun mund të jetë shenjë se ata e kuptojnë se trajneri mund të jetë pranë largimit.

“Tifozët e Manchester Unitedit po brohorasin emrin e Michael Carrickut sepse ndoshta e kuptojnë se çfarë mund të ndodhë. Ata i kanë parë këto situata edhe më parë. Ai është njëri prej tyre dhe është shumë i dashur”, deklaroi Neville.

Ai kritikoi ashpër pronarët, drejtuesit sportivë dhe futbollistët, duke thënë se e kanë zhgënjyer klubin.

Sipas Neville, drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori teknik Jason Wilcox mund të detyrohen të marrin një vendim të vështirë për të ardhmen e Carrickut, edhe nëse kjo do të shkaktonte pakënaqësi te tifozët.

“Ka mundësi që ata të marrin një vendim nesër që do t'i zemërojë tifozët e Manchester Unitedit, por mund të jetë një vendim i domosdoshëm”, theksoi ai, duke e cilësuar situatën në klub si kaotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat