UEFA i ka shqiptuar një dënim shembullor klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi.
Skandalet e tifozëve famëkeq të Zvezdës nuk kanë të ndalur.
UEFA i jep edhe një goditje tjetër Cërvena Zvezdës, e cila në disa raste ka publikuar edhe në faqet e saj provokime ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas medias serbe “Kurir”, Cërvena Zvezda u gjobit me 83.500 euro pas ndeshjes kundër Kopenhagës, për shkak të sjelljes së tifozëve.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka aktivizuar gjithashtu masën disiplinore me kusht, të shqiptuar më 25 gusht të këtij viti, pas ndeshjes kundër Viktorias së Plzenit.
“Një pjesë e stadiumit ‘Rajko Mitiç’, përkatësisht sektori 3 i tribunës veriore, do të mbyllet gjatë ndeshjes së ardhshme të garave të UEFA-s, në të cilën Cërvena Zvezda do të jetë nikoqire”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.
Rreth një muaj e gjysmë më parë, UEFA e kishte dënuar gjithashtu rëndë Cërvena Zvezdën, me 98.250 euro, për sjelljen josportive të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Viktorias në Plzen.
Për të dyja dënimet, klubi Cërvena Zvezda do të paguajë gjithsej 181.750 euro!