Bregallnica do të luajë në terrenin e vet në Shtip, ku nga ora 14:30 do të presë Shkëndijën e Tetovës, lideren e tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra nga Shtipi hyn në këtë përballje pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë, ku u mposht nga Makedonija Gj.P., por megjithatë ka motivim për t'u përballur me njërën nga skuadrat favorite për titullin e kampionit.
Futbollisti Metodi Maksimov pret mbështetjen e tifozëve dhe beson se, me ndihmën e tyre, Bregallnica mund të arrijë të marrë një apo më shumë pikë në duelin kundër skuadrës që kryeson renditjen.
“Sa herë që luajmë në fushën tonë, presim që me ndihmën e tifozëve tanë të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë e Shkëndijës, por nuk do të dorëzohemi paraprakisht.
Do të hyjmë në ndeshje me përkushtim maksimal dhe do të luftojmë për një rezultat të mirë“, deklaroi futbollisti i Bregallnicës, Metodi Maksimov.