Bytyqi shënon dhe asiston në kampionatin norvegjez

Futboll

Bytyqi shënon dhe asiston në kampionatin norvegjez

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 22:00
Zymer Bytyqi feston golin

Tre futbollistë të Kristiansund Ballklubb realizuan golin e tyre të parë në kampionat për klubin, në fitoren 4:2 ndaj Sarpsborg 08, në një ndeshje dramatike në udhëtim, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit norvegjez.

Golashënues për Kristiansund ishin Marius Elvius (3’), Zymer Bytyqi (6’), Gustav Christensen (31’) dhe Haakon Haugen (90+6’).

Bytyqi ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje. Pas një pasimi të shkëlqyeshëm nga Gustav Christensen, futbollisti nga Kosova kontrolloi bukur topin dhe me një goditje të saktë shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Përveç golit, Bytyqi kontribuoi edhe me asistimin në golin e parë të Kristiansundit.

Futbollisti nga Kosova u aktivizua për 65 minuta në këtë takim, duke lënë gjurmë në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij.

Pas kësaj jave, Sarpsborg 08 renditet në vendin e nëntë me 31 pikë, ndërsa Kristiansund Ballklubb mban vendin e 15-të me 23 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat