Gazetari madrilen e mbron Realin

Futboll

Gazetari madrilen e mbron Realin

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 12:51
Kylian Mbappe në aksion

Gazetari i njohur spanjoll Tomas Roncero ka reaguar pas fitores 3-0 të Real Madridit ndaj Racing Santanderit, duke kundërshtuar ata që mendojnë se triumfi i madrilenëve erdhi falë vendimeve të gjyqtarit.

Roncero, një prej zërave më të njohur në mbështetje të Real Madridit, pranoi se penalltia e akorduar për Kylian Mbappen nuk ishte e drejtë, por theksoi se gjyqtari kishte gabuar edhe në një rast tjetër, kur nuk akordoi penallti për Diomanden.

“Gjyqtari ia mohoi Diomandes një penallti shumë të qartë, ndërsa penalltia e Mbappes, për mua, nuk ishte penallti”, deklaroi Roncero.

Ai kritikoi edhe VAR-in, duke mos kuptuar pse ndërhyri në rastin e Mbappes, por jo në aksionin ndaj Diomandes.

Megjithatë, gazetari këmbënguli se fitorja e Real Madridit ishte plotësisht e merituar. Sipas tij, skuadra madrilene ishte dukshëm superiore dhe mund të kishte fituar edhe me rezultat më të thellë.

“Kush mendon se Real Madridi fitoi vetëm falë arbitrimit, nuk kupton futbollin ose nuk dëshiron ta shohë atë që ndodhi në fushë”, ishte mesazhi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat