Besa ndal Prishtinën e Re

Futboll

Besa ndal Prishtinën e Re

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 15:34
Pamje nga ndeshja Besa - Prishtina e Re

Besa e Pejës ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Fillimisht, Berisha kaloi në epërsi Prishtinën e Re në minutën e 24-t, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 27-të, Gashi realizoi për Besën, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:1.

Prishtina e Re renditet në vendin e dytë me 29 pikë, ndërsa Besa e Pejës gjendet në pozitën e 12-të me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat