Yakin flet për Lutfi Dalipin dhe Uran Bislimin

Futboll

Yakin flet për Lutfi Dalipin dhe Uran Bislimin

Nga: K.G. Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 11:48
Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën për ndeshjet e nëntorit, ku ka ftuar tre futbollistë shqiptarë: kapitenin Granit Xhaka, Ardon Jasharin dhe Adrian Bajramin.

Yakin ka folur edhe për futbollistin e Vaduzit, Lutfi Dalipin, si dhe për Uran Bislimin e Luganos.

“Lutfi Dalipi është një futbollist interesant, i cili ende mund të luajë edhe për Kombëtaren U21.

Nëse i kam të gjithë futbollistët në dispozicion në mesfushë, aktualisht është e vështirë të sigurohet një vend në ekipin e parë.

Lojtarët që deri më tani kanë bërë një punë të mirë e meritojnë të ftohen sërish.

Ne nuk mund t'i ftojmë të gjithë futbollistët me dy shtetësi dhe t'u japim vetëm nga një minutë lojë. Kjo nuk do të ishte e drejtë ndaj futbollistëve të tjerë”, ka deklaruar selektori i Zvicrës, Murat Yakin.

Pse nuk ka futbollistë të Luganos në listën e Zvicrës?

“Mund ta kuptoj që njerëzit habiten për mungesën e futbollistëve të Luganos.

Uran Bislimi është një lojtar që më pëlqen shumë dhe të cilin e njoh prej kohësh. Megjithatë, konkurrenca në mesfushë është shumë e madhe.

Unë kam një plan dhe konkurrenca është e fortë. Do të dëshiroja që listën ta zgjeroja në 36 apo 40 futbollistë, por lojtarët duhet të kenë durim dhe ta respektojnë vendimin tonë”, ka thënë Yakin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat