Abrashi, Pllana e Krasniqi titullarë në barazimin e Grasshoppersit

Futboll

Abrashi, Pllana e Krasniqi titullarë në barazimin e Grasshoppersit

Nga: K.G. Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 22:40
Kenzo Goudmijn shënoi për Grasshoppersin

Tre futbollistë shqiptarë, kapiteni Amir Abrashi, Bujar Pllana dhe Samuel Krasniqi, u paraqitën nga minuta e parë për Grasshoppersin në barazimin 1:1 ndaj Lausanne-Sportit, në ndeshjen e javës së 13-të të kampionatit zviceran.

Grasshoppersi kaloi në epërsi në minutën e 29-të. Nga krahu i djathtë, Morandi krosoi drejt Samuel Krasniqit, i cili tentoi të shënonte me volej, por nuk e goditi siç duhet topin.

Megjithatë, topi përfundoi në qendër, ku Goudmijn e dërgoi në rrjetë për rezultatin 1:0.

Lausanne-Sporti arriti të barazojë në minutën e 85-të, kur Traore shënoi për rezultatin përfundimtar 1:1.

Kapiteni Amir Abrashi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+6-të.

Pas këtij barazimi, Grasshoppersi renditet në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa Lausanne-Sporti zë vendin e 12-të me shtatë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat