Mbrëmjen e nesërme, prej orës 21:00, do të zhvillohet ndeshja Juventus – OL Lyonnes për femra, në grupet e Champions League, java e 4-të.
UEFA, si institucioni më i rëndësishëm futbollistik në Europë, i ka besuar detyrën e arbitres kryesore Emanuel Rustës.
Arbitrja shqiptare do të vendosë drejtësi në këtë përballje prestigjioze.
Nga njëri krah është Juventusi i femrave, ekip me shumë traditë në Itali, kurse OL Lyonnes nuk ka nevojë për shumë reklamë, 8 herë fitues i këtij kompeticioni, “rekordmen”.