Martin Baturina drejt Manchester Unitedit?

Futboll

Martin Baturina drejt Manchester Unitedit?

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 12:33
Futbollisti Martin Baturina

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit kroat Martin Baturina (23), i cili aktualisht është pjesë e skuadrës italiane Como.

Sipas disa mediave angleze, klubet tashmë kanë kontaktuar drejtpërdrejt me Comon për të diskutuar mundësinë e transferimit të futbollistit kroat.

Baturina ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij dhe konsiderohet një prej talenteve më premtues të futbollit italian.

Manchester Unitedi dhe Chelsea në garë për Baturinën

Manchester Unitedi pritet të jetë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi skuadra po kalon një fillim të vështirë të sezonit 2026/27 në Premierligë.

Në këtë situatë, emri i Martin Baturinës është shfaqur si një prej objektivave të mundshëm të klubit anglez.

Futbollisti kroat këtë sezon ka regjistruar pesë gola dhe dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.
Nëse transferimi realizohet, Baturina do të bëhej futbollisti i parë kroat që vesh fanellën e Manchester Unitedit.

Como kërkon 80 milionë euro

Pengesë për realizimin e transferimit mbetet çmimi i kartonit të futbollistit.

Sipas raportimeve të mediave angleze, Como vlerëson Baturinën rreth 80 milionë euro, ndërsa Manchester Unitedi dhe Chelsea nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq shumë.

Dallimi ndërmjet kërkesës së klubit italian dhe ofertave të mundshme të klubeve angleze raportohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Baturina iu bashkua Comos në verën e vitit 2025 nga Dinamo Zagrebi, për 18 milionë euro dëmshpërblim fiks, ndërsa me bonuse shuma mund të arrijë deri në 25 milionë euro.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Dinamo Zagrebi ka ruajtur gjithashtu të drejtën për të përfituar 15 për qind të fitimit nga transferimi i ardhshëm i futbollistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat