Edi Kolgeci: Prishtina kundër AEK-ut! Rivali ka lojtarë cilësorë, spanjoll, kroat, serb e austriak 

Hendboll

Edi Kolgeci: Prishtina kundër AEK-ut! Rivali ka lojtarë cilësorë, spanjoll, kroat, serb e austriak 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:25
Edi Kolgeci: Prishtina kundër AEK-ut! Rivali ka lojtarë cilësorë, spanjoll, kroat, serb e austriak 

Prishtina së bashku me Besa Famgas nga Peja, janë kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Qysh dje në Vjenë të Austrisë i mësuan rivalët, Prishtina do të ndeshet me AEK-un e Athinës dhe Besa me Borcin e Banjallukës nga Bosnja dhe Hercegovina. 

Skuadra nga kryeqyteti po përgatitet maksimalisht që të arrijnë rezultat sa më të mirë. 

Bardhakltrit para se të arrijnë në rrethin e tretë, e kanë eliminuar me rezultat zyrtar 10:0 ekipin bullgar, Dobrudja, pasi që rivali nuk udhëtoi për në Prishtinë, sipas tyre, kanë pasur probleme të mëdha për shkak të pandemisë.

Presidenti i klubit Prishtina, Edi Kolgeci, ka bërë një punë të madhe dhe ka krijuar kushte shumë të mira për lojtar dhe në përgjithësi kolektivin. 

Ai si gjithmonë është i matur në ambicie, por sipas tij do ta shohin se si do të organizohen, kur kihet parasysh që tërë globi po përballet me armikun e padukshëm, Covid 19.  

“Prej të gjitha ekipeve në vazo u tërheq ekipi më i fortë i mundshëm që të luajmë kundër tyre.
AEK-u grek është një ekip shumë i fortë i cili në radhët e veta ka lojtarë shumë cilësorë spanjoll, kroat, serb e austriak. Vitin e kaluar ka arritur me duket deri ne çerekfinale e sivjet synojnë finalen.

Por si do që të jetë ne si KH Prishtina dhe me të gjithë lojtarët ‘made in Kosova’ do të tentojmë të bëjmë më të mirën”, thotë Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kolgeci tregon se klubi grek e ka kontaktuar menjëherë pas shortit: “Klubi grek me ka kontaktuar dhe të shohim si do të organizohemi duke pas parasysh gjendjen me Covid 19 dhe masat në Athinë por edhe tek ne”.

Presidenti i klubit shprehet se do të orvaten me mish e më shpirt që ta prezantojnë Kosovën sa më mirë. 

“Është një sukses dhe eksperiencë e mirë për lojtarët e rinj dhe klubin në përgjithësi arritja në këtë ligë e ne do të mundohemi që të prezantojmë Kosovën sa më denjësisht”, thotë Kolgeci.

Ndeshja e parë luhet në Athinë më 12 apo 13 dhjetor, kurse ndeshja e kthimit është një javë më vonë në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat