Kroacia në histori, gjunjëzon Gjermaninë dhe kualifikohet në gjysmëfinale 

Hendboll

Kroacia në histori, gjunjëzon Gjermaninë dhe kualifikohet në gjysmëfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:44
Kroacia në histori, gjunjëzon Gjermaninë dhe kualifikohet në gjysmëfinale 

Ekipi kroat i hendbollit për femra ka arritur suksesin më të madh që nga pavarësimi i shtetit të tyre. Kroacia ka shënuar fitore me rezultat  23:20 (12:12) ndaj Gjermanisë, në xhiron e fundit të raundit të dytë të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Danimarkë.

Përveç hyrjes në betejë për medalje, për herë të parë në histori janë në nivelin më të lartë. Kroatet po ashtu siguruan edhe kualifikimin  direkt në Kupën e Botës 2021, e cila do të organizohet në Spanjë.

Hendbollistet kroate nuk kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nga viti 2011.

Pasi Holanda mundi Rumaninë në ndeshjen e parë të sotme, ishte e qartë se Kroacia po shkonte në gjysmëfinale. Sidoqoftë, skuadra e Nenad Shshtariq fitoi me një paraqitje fantastike, veçanërisht në pjesën e dytë.

Portierja Tea Pijeviç është lojtare e ndeshjes, me 19 pritje. Kroacia përfundon në vend të dytë me 8 pikë, ndërsa Gjermania në pozitën e katërt me 4 pikë në grupin 2, por eliminohet nga ngjarja më e madhe. 

Kroacia - Gjermania    23:20 (12:12)
Palestra e sportit “Sydbank Arena” në Kolding.
Pa shikues: 
Gjyqtarë: Christiansen dhe Hansen (Danimarka).
Shtatëshet: Kroacia 4 (2), Gjermania 9 (8).
Përjashtimet: Kroacia 6 minuta, Gjermania 8 minuta.
Kroacia: Pijeviç (19 mbrojtje), L. Beshen, P. Posavec 1, Krsnik 1 (1), S. Posavec 1, Miçijeviq 4, Millosavleviq 1, L. Kalaus 1, D. Kalaus, Jezhiq 2, Japundzha, Shimara, Debeliq 6, Mamiç 3, Bllazheviq 3 (1), Prkaçin. Selektor Nenad Shoshtariq.

Gjermania: Eckerle (6 mbrojtje), Roch; Zapf 2, Berger, Grijseels 1, Benhke, Nadzinavicius 1, Bölk 2, Grossmann 3, Weigl, Loth, Maidhoff 9 (8), Laurenroth 1, Minevskaja, Schultze 1. 
Selektor Henk Gröner.
Lojtare e ndeshjes: Tea Pijeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat