KHF Istogu ka rifilluar aktivitetet në vitin 2021, me synime trofetë

Hendboll

KHF Istogu ka rifilluar aktivitetet në vitin 2021, me synime trofetë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 21:27
KHF Istogu ka rifilluar aktivitetet në vitin 2021, me synime trofetë

Klubi i hendbollit Istogu, kampion vjeshtor i Kosovës (femrat), synojnë të gjitha trofetë.

“Kanë përfunduar me sukses zgjedhjet e brendshme të cilat u përmbyllën në kuvendin e rregullt zgjedhor në të cilën u zgjodh bordi udhëheqës i KHF Istogu me mandat katërvjeçar në krye me znj. Marigona Ukaj.

Prezntuan edhe Drejtori i DKRS - Istog z. Drin Sadikaj dhe nënkryetari i FHK-së z.Enis Idrizi. Bordi  i ri udhëheqës i KHF Istogu në mbledhjen e parë për këtë vit të datës:  03.01.2021 ka miratuar: 1.  Planin strategjik  në afat katër vjeçar dhe planin e veprimit në afat njëvjeçar. 2. Planin financiar në afat njëvjeçar.

3. Miratoi kërkesën e stafit profesional për formimin e Akademisë së Hendbollit Istogu e cila do të fillojë me datën 20 janar.

4.  Caktoj koordinator të akademisë së hendbollit Istogu z. Faruk Shala, trajnere:  Esma Muratoviq dhe Albina Rugova. Akademia do të mbikëqyret nga selektori i përfaqësueses së Kosovës z. Agron Shabani si bashkëpunëtor i jashtëm i cili po ashtu do të jetë promoter i realizimit të planprogramit të punës së shkollës së hendbollit të Danimarkës.

5. Bordi udhëheqës i KHF Istogu ndau mirënjohje për të gjithē ata që në forma të ndryshme përkrahen klubin gjatë vitit 2020 siç janë: sponzorët: - z. Halil Jahaj - Alfa I, z. Isa Osmanaj – Ibos, Fatos Shatri - Shatri SHPK,  Ismail Bytyçi – Trofta,  Green House SHPK, bashkëatdhetari z. Bashkim Jahaj, -  Ekspress T, Komunën e Istogut, Federatën e Hendbollit të Kosovës,  MKRS-tit  Prishtinë, mediat Grupit Koha,  RTV 21,  Klan Kosova, Bota sot, z. Kemajl Goca,  RTV Fontana –Istog,  Istogu Channel-Istog,  Radio West Istog. -Më mirënjohje të veçantë Post-Mortum u nderua z.Labinot Aliaj për kontributin e dhënë në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe pamundësisë për të organizuar një eventi të veçantë, mirënjohjet do të ju ndahen veç e veç.

Ju faleminderit për përkrahje duke ju dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të ndërsjelltë edhe gjatë vitin 2021”, thuhet në njoftimin e  KHF Istogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat