Istogu i papërmbajtshëm, 12 fitore rresht në Superligën e Kosovës 

Hendboll

Istogu i papërmbajtshëm, 12 fitore rresht në Superligën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:53
Istogu i papërmbajtshëm, 12 fitore rresht në Superligën e Kosovës 

Istogu nuk njeh rivale në Superligën e Kosovës. Vashat e Istogut shënojnë fitoren e 12-të me radhë. Asnjë barazim, asnjë humbje,  ky është rekord për ekipin më të organizuar në vendin tonë. Istogu ka shënuar fitore bindëse me rezultat 40:21 (20:9) ndaj Dritës.

Fakt interesant është se, në secilën pjesë vashat e Istogut realizuan nga 20 gola. Pjesa e parë përfundon me 20:9, ndërsa në pjesën e dytë vashat nga Gjilani u përpoqën që të japin maksimumin por në asnjë mënyrë që t’i shpëtojnë humbjes së thellë.

Faruk Shala, trajner i Istogut, është i kënaqur me angazhimin e vashave të tyre, madje Esma Muratoviqj dhe Keta Venesky fare nuk i futi në lojë. 

Hendbollistet Tina Hetemi me 9 gola është shënuesja më e mirë, e ndihmuar nga ‘snajperistja’ Albina Rugova me 8, Alberina Halitaj 6, Pranvera Ferataj 6, Natalia Millatoviq 5, Yllka Shatri 3, dhe Suzana Ujkiq të tregon lojë të mirë në mbrojtje, realizon 2 gola, Adelina Berisha 1 gola.  

Blerona Rexhepi me 9 gola dhe Alketa Baftijari me 8, ishin më efikaset te Drita.

Istogu kryeson tabelën me 24 pikë, ndërsa Drita është në pozitën e  dhjetë me 4 sosh.

Istogu – Drita 40:21 (20:9)

Palestra e sportit në Istog.
Pa shikues:
Shtatëshet Istogu 2 (2), Drita 2 (2).
Gjyqtarë: Edmond Beqiri, Edonis Beqiri.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Shatri 3,  Rugova 8, Halitaj 6, Ujkiq 2, Hetemi 9, Muratoviq,  Ferataj 6, Millatoviq 5, Rexhaj, Berisha 1 dhe Venetsky.
Drita: Januzi, Pajaziti, Sadiku 2, Rudhani, Hyseni 2, Reqani, Arifi, Rexhepi 8, Baftijari 7, Jashari 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat