Kastrioti barazon, Vushtrria fiton bindshëm! Ferizaj fiton në Gjakovë

Hendboll

Kastrioti barazon, Vushtrria fiton bindshëm! Ferizaj fiton në Gjakovë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Puhiza Gashi në veprim

Janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve, me të cilën xhiro ka nisur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës.

Ndeshja më interesante u luajt në kryeqytet ku u takuan Prishtina e Kastrioti i Ferizajt. Ndeshja nuk dha fitues, përfundoi 28:28. Pas pjesës së parë Prishtina kishte dy gola epërsi, 16:14, por në të dytën u barazuan shifrat.

Eduarta Kurteshi shënoi 9 gola për Prishtinën kurse Adriana Salihu realizoi 10 herë për Kastriotin.

Prishtina është e treta me 19 pikë kurse Kastrioti mban vendin e katërt me 17 pikë.

Lideri, Istogu, fitoi bindshëm ndaj Dritës (40:21), kurse kampioni aktual, Ferizaj, fitoi me dy gola dallim ndaj Shqiponjës në Gjakovë, 31:29.

Jusuf Gërvalla – KEK-u 34:21 (15:9)

Jusuf Gërvalla: Qufaj 4, Lulaj, Qekaj 8, Gërvalla, Tolaj 2, Imeraj 9, Berisha 1, Shala, Arj. Imeraj 6, Gashi 3

KEK-u: Aliu, D. Grajqevci 1, Alia, Asllani 1, Klinaku 4, Shahinaj 1, A. Grajqevci 3, E. Grajqevci 11

Istogu – Drita 40:21 (20:9)

Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Shatri 3, Rugova 8, Halitaj 6, Ujkiq 2, Hetemi 9, Muratoviq, Ferataj 6, Milatoviq 5, Rexhaj, Berisha 1, Venetski

Drita: Januzi, Pajaziti, Sadiku 2, Rudhani, Hyseni 2, Reqani, Arifi, Rexhepi 8, Baftijari 7, Jashari 2

Prishtina – Kastrioti 28:28 (16:14)

Prishtina: Uka, Ibrahimi, Preniqi 1, Kurteshi 9, Nivokazi 7, Prapashtica 1, Behluli, Shala 1, Maloku, Çekaj, Stagova 5, Ipçi 3

Kastrioti: Dinarica, Gashi 7, Reçica, Stagova 1, Misini, Saliu 1, Beqiri 1, Grainca 1, P. Gashi 6, S. Reçica 1, Salihu 10, Haradini

Vjosa – Samadrexha 20:35 (8:18)

Vjosa: Feka 1, Behluli, Tershana 1, Shabani 7, Maliqi, Imeri 5, Hasani 4, E. Imeri 2, Bli. Hasani, Rama

Samadrexha: G. Basholli 7, E. Basholli, Gre. Basholli 4, Mehmeti 4, Sadiku 5, Arl. Maloku 12, R. Maloku, Basholli, Arj. Maloku, Arm Maloku 3, Halili

Vëllaznimi – Vushtrria 18:53 (7:27)

Vëllaznimi: Mullakadrija, Varaki 2, Goranci 1, Daija, Bardhi 4, Hoda 1, Radoniqi 9, Kabashi, Dana 1, Hasanaj

Vushtrria:Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 9, Zymeri 3, Sopjani 16, Kasumi 11, R. Gubetini, Tahiri 3,Matarova 11.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat