Quni vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shpallet lojtar i ndeshjes

Hendboll

Quni vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shpallet lojtar i ndeshjes

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:25
Quni vazhdon shkëlqimin, shpallet lojtar i ndeshjes

Pivoti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës në hendboll.

Quni të enjten u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Skuadra e Qunit, Amicitia Zuerich humbi 29:27 nga Suhr Aarau.

Por Quni ishte i shkëlqyeshëm. Ai realizoi gjashtë gola nga gjashtë tentime.

Forma e Qunit dhe e lojtarëve të tjerë është sinjal i mirë para grumbullimit të Kombëtares për ndeshjen vendimtare ndaj Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat