Malazezët në këmbë: Kjo na pret në Prishtinë 

Hendboll

Malazezët në këmbë: Kjo na pret në Prishtinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:44
Mali i Zi

Mediat në Mal të Zi e shohin si ndeshje pothuajse vendimtare (me 28 prill) në Prishtinë, mes Kosovës dhe Malit të Zi, në kuadër të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt).

Kombëtarja që triumfon do të jetë shumë afër kualifikimit në Kampionatin Evropian.

“Ndeshje e së vërtetës për ‘luanët’ në Prishtinë.

Përzgjedhësi i ekipit kombëtar të hendbollit malazez, Zoran Roganoviç, shpalli listën e lojtarëve në të cilët po mbështetet për duelet kundër Kosovës, Suedisë dhe Rumanisë, të cilat do të jenë vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Hungari dhe Sllovakia në janar të vitit të ardhshëm”, shkruan “Pobjeda”.

Media “Vijesti” shkruan mes të tjera: “Ndeshja vendimtare në Prishtinë: ‘Luanët’ po shkojnë drejt Kampionatit Evropian.

Kombëtarja do të mblidhet të hënën dhe të martën do të udhëtojnë për në Prishtinë, ku një ditë më vonë do të luajë kundër Kosovës, ndoshta ndeshja vendimtare për të fituar vendin e dytë në grupin kualifikues 8”. 

Suedia kryeson me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Rumania 3 dhe Mali i Zi me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat