Komesari i Garave me qen e inspekton sallën e sportit në Kosovë

Hendboll

Komesari i Garave me qen e inspekton sallën e sportit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:24
Komesari i Garave me qen e inspekton sallën e sportit në Kosovë

Me 15 maj u bë shumë zhurmë në ndeshjen e tretë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), mes Istogut dhe Vushtrrisë, të dy skuadrat shprehen pakënaqësi në referim. 

Në minutën e 45-të, pas reagimeve të Vushtrrisë, për 6-7 minuta ishte ndërprerë ndeshja, pas ndeshjes reagoi ashpër edhe Istogu në referim. 

Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu, sot ka inspektuar palestrën e sportit në Istog para ndeshjeve të gjysmëfinaleve, por siç shihet e ka edhe qenin me vete! Duket se i ka ndihmuar edhe qeni në disa aspekte. Sadriu shihet në shoqërim edhe me trajnerin e Istogut, Faruk Shala.  

Image

“Gjithçka është në rregull me palestrën e sporteve në Istog, ndeshjet mund të zhvillohen pa problem. Organizimi është i mirë. 

Image

Edhe Komesari i Garave i FHK-së, Sadriu, është i kënaqur me përgatitjet që janë bërë”, tha një anëtar i bordit të FHK-së, në kushte anonime për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në orën 13.00 luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales mes Ferizajt dhe Prishtinës (femrat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat