Vdes sportisti në moshën 20-vjeçare, ja arsyeja

Hendboll

Vdes sportisti në moshën 20-vjeçare, ja arsyeja

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:14
Vdes sportisti në moshën 20-vjeçare, ja arsyeja

Hendbollisti i ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, skuadrës “Butela”, Marko Bozhinovski (20 vjeç) ka vdekur në shtëpinë e tij në Shkup një ditë pas ndeshjes kundër Eurofarm 2.

Ai ishte anëtar i ekipit kombëtar dhe dyshohet pas një sulmi në zemër.

“Vetëm pesë ditë pasi hendbolli maqedonas u godit nga një tragjedi, ku portieri i kombëtares së Maqedonisë, Nikola Danilovski, në moshën 25 -vjeçare humbi jetën në liqenin e Ohrit, ngjan  edhe një tragjedi tjetër.

“Hendbollisti Bozhinovski vdes një ditë pas fitores në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj ekipit të dytë të Eurofarm Pelister (29:28), në të cilin ai shënoi dy gola.

Ai vdiq nga një sulm në zemër kur ishte në gjumë”, raportojnë mediat maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat