Serbët iu drejtohen tifozëve para ndeshjes me kampionin e Kosovës 

Hendboll

Serbët iu drejtohen tifozëve para ndeshjes me kampionin e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:52
Serbët iu drejtohen tifozëve para ndeshjes me kampionin e Kosovës 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, është përgatitur për sfidën e rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). Ndeshja luhet të dielën në orën 18.00 në Banjallukë kundër klubit serb Borci.

Klubi nga e ashtuquajtura Republika Srpska, ka një mesazh për tifozët dhe ka paraqitur edhe një fotografi.   

“Për shkak të interesimit të madh për ndeshjen e Borcit m: tel, e cila luhet të dielën në orën 18.00 kundër Besa Famgas nga Peja, biletat mund ti blini edhe në sheshin ‘Krajina’.

Ejani dhe mbështeteni djemtë tanë të rinj në luftën për raundin e katërt të EHF Cup.

Për hir të simpatizantëve të klubit tonë të cilët nuk e kanë mundësinë të vijnë në ndeshjen kundër Besa Famgas, dhe duan ta mbështesin klubin dhe këtë lojë, kemi siguruar edhe bileta online, të cilat mund të blihen përmes paypal”, shkruan e faqen e klubit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat