Kampioni i Kosovës në Republika Srpska, heshtje e çuditshme nga vendasit!

Hendboll

Kampioni i Kosovës në Republika Srpska, heshtje e çuditshme nga vendasit!

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:43
Besa Famgas

As media e Banjallukës në Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, Monda.ba, as faqja zyrtare e klubit Borci, nuk kanë as dje as sot ndonjë informacion më të hollësishëm, përveç që dje u tha se nuk do të transmetohet ndeshjes mes Borcit dhe kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja.

Është hera e parë që klubi serb futet në heshtje, një heshtje e çuditshme e tyre.

Ndeshja luhet sot (18.00) në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë.

Sepse para çdo ndeshje me Besën, ky klub shfaqte informacione, duket se qëllimisht janë futur në terr informativ.

Besa kërkon rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat