Gjikokaj më e mira, vjen fitorja e parë në Superligën e Norvegjisë

Hendboll

Gjikokaj më e mira, vjen fitorja e parë në Superligën e Norvegjisë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 12:42
Gjikokaj më e mira, vjen fitorja e parë në Superligën e Norvegjisë

Mirela Gjikokaj ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin e Norvegjisë.

Ajo të dielën shënoi 4 gola dhe i kishte 7 asistime te skuadra Follo. Folli fitoi 27:24 ndaj Flint Tonsberg, pas përmbysjes së madhe të rezultati në pjesën e dytë. Për Follon ishte fitorja e parë, pas barazimit të parë që mori xhiron e kaluar.

Reprezentuesja jonë, Gjikokaj, në fund u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Ditë më parë në elitën daneze, Leonora Demaj realizoi 4 gola për Ringkobingun që humbi 38:28 nga Herningu. Marigona Hajdari e shënoi një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat