Lojë për infarkt mes kampionit të Kosovës dhe ekipit rumun, ky është rezultati përfundimtar

Hendboll

Lojë për infarkt mes kampionit të Kosovës dhe ekipit rumun, ky është rezultati përfundimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:35
Pamje nga ndeshja

Besa Famgas nga Peja, për një fije të flokut eliminohet nga garat evropiane.

Potaissa Turda ka shënuar fitore me rezultat 29:26 (13:12) ndaj Besës, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e parë në Pejë, pati përfunduar me rezultat 30:28 në favor të Besës. 

Skuadra rumune kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 57:56. 

Ndeshje e luftuar deri në qindtat e fundit sekondës, një Besë gjithnjë agresive ndaj vendasve. 

Besa e filloi shumë bukur e me epërsi, me rezultat 0:1, 0:3, 1:5, 4:8 në minutën e 17-të. 

Në 13 minutat e fundit të pjesës së parë, nuk u shkoi ashtu si duhet dhe vendasit afrohen në rezultat 7:8, 8:8 në minutën e 21-të. 

Më pas Potaissa Turda kalojnë në epërsi duke e përmbyllur pjesën e parë me 13:12 në favor të tyre.

Pjesa e dytë interesante, 14:12, 14:14 në minutën e 33-të. 

Në minutën e 18-të, 23:18 në favor te skuadrës rumune, pastaj ngushtohet në 24:21 (46’) e 26:23 (53’).

Nëntë minutat e fundit, dramë në palestrën sportive në Turda, Besa luftonte me të gjitha forcat.

Në minutën e 57-të, vendasit shtojnë epërsinë në 4 gola (29:25).

Potaissa Turda triumfon me rezultat 29:26.

Duhet theksuar se Besa ishte në veprimin e fundit, por nuk shënuan. 

Me 11 gola Nikolla Prçe është lojtari më i dalluari tek Besa e Alin Szoke me 7 dhe Cristian Ghita me 6 gola, janë më efikasit tek skuadra rumune. 

Kryetrajnerit Arben Muqolli, kësaj radhe fati sportiv ia ktheu shpinën, merituan kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat