Mazrekaj: Deçani ka pas synim top 4-shin në Superligë, por... 

Hendboll

Mazrekaj: Deçani ka pas synim top 4-shin në Superligë, por... 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:07
Mazrekaj: Deçani ka pas synim top 4-shin në Superligë, por... 

Deçani po tregon lojëra të mira në elitën e hendbollit të Kosovës, ku duhet veçuar edhe fitoren e fundit, me rezultat 32:31 ndaj Trepçës nga Mitrovica.

Deçanasit treguan angazhim të madh dhe si pasqyrë e kësaj edhe arritën dy pikë domethënëse në kuadër të javës së 17-të.  

Hendbollisti Fatlind Mazrekaj ishte prej më të dalluarve kundër Trepçës, duke shënuar 7 gola, i ndihmuar nga Drilon Tahirukaj me 10 e Arbios Mushkolaj me 7 gola etj.  

Mazrekaj ka treguar edhe shkaqet që Deçani nuk arriti në Top 4-she.

“Deçani ka pas synim top 4-shin në Superligë, mirëpo duke pas parasysh moshën shumë të re të gjeneratave në klubin tonë, që rrjedh edhe mos përvoja në Superligë, po ashtu edhe disa lëndime na kanë lënë pak me prapa sesa parashikimet dhe qëllimet tona”, thotë Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Deçani renditet në vend të shtatë me 14 pikë, ka një me pak se Vëllaznimi që gjendet një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat