Marigona Hajdari e Leonora Demaj vazhdojnë me paraqitje të mira në elitën daneze

Hendboll

Marigona Hajdari e Leonora Demaj vazhdojnë me paraqitje të mira në elitën daneze

Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:50
Marigona Hajdari e Leonora Demaj vazhdojnë me paraqitje të mira në elitën daneze

Një ndeshje shumë të suksesshme të mërkurën mbrëma e kishte hendbollistja e Kosovës, Marigona Hajdari. Ajo realizoi katër gola dhe katër asistime për Ringkobingun që luajti si mysafir i Horsensit në Superligën e Danimarkës.

Ringkobingu humbi me 24:22, ndonëse ishte në epërsi 12:11 pas pjesës së parë. Marigona është shquar me organizimin e lojës, ndërsa pos kësaj ka shtuar katër gola nga gjashtë tentime.

Paraqitje të mirë kishte edhe Leonora Demaj. Ajo kontribuoi te Ringkobingu me dy gola nga tri tentime.

Superliga e Danimarkës është prej ligave më të forta në botë.

Në Superligën e Norvegjisë po vazhdon me paraqitje Mirela Gjikokaj. Ajo të mërkurën shënoi një gol dhe bëri katër asistime për skuadrën Follo. Follo humbi nga Tertnesi me rezultat 34:27.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi shënoi katër gola po të mërkurën, në fitoren 38:24 të Mlinotest Ajdovshçina ndaj Zagorjes.

Në Zvicër, Pashke Marku shënoi katër gola në fitoren 29:20 të Kreuzlingenit ndaj Arbonit. Në pjesën e dytë të edicionit Kreuzlingeni po garon në elitë, por jo për titull të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat