Vdekja e sportistit në Shkup trondit opinionin, çfarë thotë autopsia?

Hendboll

Vdekja e sportistit në Shkup trondit opinionin, çfarë thotë autopsia?

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:22
Vdekja e sportistit në Shkup trondit opinionin, çfarë thotë autopsia?

Vdekje e dyshimtë e sportistit kroat, Denis Tot. Vdekja misterioze që po trondit opinionin, a vdiq hendbollisti nga ataku në zemër apo për shkak të një rrahje që ka ndodhur në një lokal? 

Pritet së shpejti të dihet misteri i kësaj vdekje. 

“Hendbolli i Maqedonisë së Veriut është mbështjellë në petkun e zi pas vdekjes së Denis Tot, hendbollistit kroat i cili i kaloi vitet e fundit në kampionatin maqedon dhe këtë sezon veshi fanellën e Butelit.

Siç raporton TV ‘Sitel’, është duke u bërë autopsia. Drejtori i Mjekësisë Ligjore, dr. Aleksandar Stankov tha për televizionin ‘Sitel’ se të gjeturat do t'i dorëzohen Prokurorisë Publike”, shkruan “Ekipa. mk”.

“Mund t'ju them se autopsia është duke vazhduar. Të gjitha informatat nga autopsia do t'i kalojnë prokurorit kompetent”, tha Stankov.

Vëllai i Denisit, Boris Tot ka shkruar mbrëmë në rrjetet sociale se shkaku i vdekjes së hendbollistit 27-vjeçar ishte një atak në zemër. Burime nga Karili konfirmuan edhe për “Ekipa.mk” informacionin se Tot është pranuar pa rrahje të zemrës, pas së cilës është transferuar menjëherë në reanimacion dhe nuk ka pas shenja të dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat