Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të sportistit në Shkup!

Hendboll

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të sportistit në Shkup!

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:14
Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të sportistit në Shkup!

Hendbollisti kroat, Denis Tot, humbi jetën tragjikisht para pak ditëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup. 

“Me rastin e vdekjes së parakohshme të hendbollistit kroat, Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe më të afërmit e tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shendetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Hendbollisti kroat Denis Tot me gjasë ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjeve që ka marrë në natën fatale në Shkup.

Televizioni maqedonas raporton se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme dhe i referohet raportit të mjekësie ligjore gjatë autopsisë. Raporti pretendon se autopsia ka treguar se dëmtimi fatal i trurit është shkaktuar nga një goditje në kokë.

Televizioni maqedonas “Telma” ka marrë konfirmimin zyrtar nga prokuroria e Shkupit dhe rasti do të hapet kur të plotësohet dokumentacioni.

Bëhet fjalë për tre persona, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar dhe një është në arrati.

Për rastin është siguruar edhe një video, ku shihet se Tot dhe pjesëmarrësit e tjerë në sherr ndodheshin në të njëjtën shoqëri në një klub nate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat