Prof. Jupa dhe Kilaj, dy emra të spikatur, që i mungojnë hendbollit!

Hendboll

Prof. Jupa dhe Kilaj, dy emra të spikatur, që i mungojnë hendbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:02
Kilaj e prof. Jupa

Në vitet e fundit hendbolli po përballet me një dukuri të pazakontë! Mungojnë emrat e spikatur nëpër klube, për çka gjithnjë e më shumë po varfërohet hendbolli, sidomos edhe cilësia po bie gjithnjë e më shumë.

Prof. Ismet Jupa dhe legjenda e hendbollit, Muhamet Kilaj, ka kohë që nuk janë aktivë në komunitetin e hendbollit. Pa dy emra të spikatur por edhe shumë të tjerë që mungojnë, hendbolli sot nuk e ka atë imazhin e dikurshëm!

Prof. Jupa, ish trajneri i mirënjohur, mungesa e një kuadri të tillë sot vërehet shumë, një kuadër që ka zbuluar e formuar yje të hendbollit, një kohë ka qenë edhe ish selektor i Kombëtares së Kosovës (femrat) dhe ka fituar tituj me Kastriotin meshkuj e femra.

Kilaj, ish hendbollist i gjeneratës së artë, ish Borci (Kastrioti i Ferizajt), kur garonte në ligën e parë ish jugosllave, ka vite që nuk është aktiv në këtë sport, që nga koha kur ishte drejtor sportiv dhe shumë i vyeshëm në KH Kastrioti.    

Hendbolli po ballafaqohet me mungesë kuadrosh, sidomos trajnerësh dhe njohës të këtij sporti, kjo po e penalizon shumë edhe në rritje të nivelit.

Jo vetëm prof. Jupa e Kilaj, ka shumë emra të shquar që sot nuk janë të kyqur, qoftë si trajner, këshilltar apo pozita tjera të rëndësishme në klube apo në komisionet e ndryshme në federatë.

Pa kuadro, zor që do të kemi të ardhme jo vetëm në sportin e hendbollit!

Prof. Jupa e Kilaj, dy emra shumë të respektuar, edhe sot flet opinioni me krenari për të arriturat e tyre.

Dy burra që shpesh herë takohen mes vete e kuvendojnë për hendbollin, që po lundron në ujëra të turbullta dhe pa shtegdalje! Iu dhemb zemra nga situata që kalojnë shumica e klubeve, pothuajse 90 për qind e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat