Katër skuadrat e hendbollisteve synojnë vendin në finale

Hendboll

Katër skuadrat e hendbollisteve synojnë vendin në finale

Më: 13 maj 2022 Në ora: 21:52
Katër skuadrat e hendbollisteve synojnë vendin në finale

Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës fillon me ndeshjet gjysmëfinale të hendbollisteve. Të shtunën prej orës 14:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, takohen Istogu e Prishtina. Është kjo gjysmëfinalja e parë.

Istogu ka fituar titullin e kampionit, duke qenë i pandalshëm në Superligë. Tani istogaset e synojnë edhe Kupën e Kosovës, të cilën e fituan vjet.

Prishtina u ndal në gjysmëfinale të plejofit, por shfaqi lojëra të mira. Me paraqitja të mira do të synojë të vazhdojë edhe në turneun e Kupës.

Fillimisht prishtinaset synojnë të zënë vend në finale.
Gjysmëfinalja e dytë luhet prej orës 16:00 në mes të Vushtrrisë dhe Ferizajt. Vushtrria po ashtu u ndal në gjysmëfinale të plejofit dhe synon hap tutje në garën për Kupë.

Ndërkohë Ferizaj, që llogarit edhe në përkrahjen e shikuesve pasi luan në shtëpi, ka aspirata të mëdha pas ndaljes në finale të plejofit.

Në përgjithësi, tifozët e hendbollit i presin dy gjysmëfinale të forta dhe interesante. Pjesëmarrja e shikuesve në numër sa më të madh vetëm sa do ta madhështojë turneun final të Kupës së Republikës së Kosovës.
Finalet në të dy konkurrencat janë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat