Kjo është arsyeja që lojtaret e huaja nuk martohen në Kosovë

Hendboll

Kjo është arsyeja që lojtaret e huaja nuk martohen në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:20
Meri Giçeva në veprim

Ka pothuajse dy dekada që lojtaret e huaja po paraqiten me sukses në klubet e ndryshme të hendbollit të Kosovës. 

Në fillim të viteve 2000 në radhët e Dritës së Gjilanit, është paraqitur çekja Petra Chromkova.

Është interesant të hendbolli, tash e disa kohë diskutohet pse asnjë hendbolliste e shteteve të jashtme nuk po martohet në Kosovë. 

Image

Meri Giçeva

Është një brengë për këtë komunitet. pse as një lojtare e huaja e hendbollit nuk u bë nuse, duke marrë parasysh se ka disa lojtare që me vite të tëra kanë luajtur në klubet e Kosovës.

Ka shumë thashetheme, por më së miri flasin dy hendbolliste, njëra është maqedone dhe tjetra boshnjake, ndërsa dy trajnerë të Kosovës, e kanë versionin e tyre.

Hendbollistja me përvojë e Maqedonisë së Veriut, Meri GIçeva, shumë vite ka luajtur në vendin tonë, thotë se Kosova ka një popullatë fantastike por tregon edhe arsyen pse nuk martohen lojtaret e huaja në Kosovë.

“Popullata në Kosovë janë shumë mikpritës dhe nuk kam as një fjalë të keqe me thënë. Sa kohë kam ndejtur në Kosovë e kanë ndje veten si në shtëpi time.

Po hendbollistet që vijnë me luajt në Kosovë nuk martohen, mendoj se pak është edhe nga tradita. Ato nuk e shohin jetën në Kosovë me jetu sepse shumë lojtare që kanë luajtur në Kosovë kanë vazhduar me luajt për tjerat shtete. Kjo është arsyeja e parë.

Edhe unë kam luajt në Kosovë, për Vushtrrinë, për Vicianet nga Samadrexha, edhe nga atje jam shku për në Rumani”, thotë Giçeva.

Ish hendbollistja e Ferizajt, më tej thotë se ka mundësi që edhe ka pas ndonjë dashuri të pa shprehur qoftë nga njëra palë qoftë nga pala tjetër. “Dikush ndoshta ka pas dashuri në Kosovë por s’kanë pas oferta. Ka edhe prej atyre djemve që nuk e ka pas guximin t’ia thotë ndonjë lojtares të huaj, se të dua”, nënvizon Giçeva.  

Trajneri më i mirë në Kosovë, Taib Kabashi, ka një shpjegim interesant edhe për veten e tij! Ai tregon se gruan e ka ish basketbolliste dhe nga Bosnja e Hercegovinës.    

Kabashi është kryetrajner i Trepçës dhe Kosovës U-18 (meshkujt), ka një porosi për lojtaret e huaja, më të mirë e më të bukur se djemtë e Kosovës nuk gjeni askund. 

Image

Taib Kabashi

“Mendoj se djemtë e Kosovës janë shumë të mirë, dhe të pashëm. Me të pashmit në Evropë. Unë e kam gruan nga Bosnja, Zumra Kabashi”, thotë Kabashi.

Trajneri mitrovicas mendon se edhe ofertat po mungojnë të ndërsjella.  

“Oferta duhet me pas sepse i kemi djemtë më të mirë.

Kur dalin jashtë gjithmonë kanë oferta prej vajzave të shteteve tjera. Sepse janë me të pashëm dhe shoqërohen me vajza të jashtme, me të bukurat. Këtë e them me plot sinqeritet.

Unë jam martuar me Zumrën, ish basketbolliste e ekipit “Jedinstvo” nga Zvorniku i Bosnjës”, shprehet Kabashi.

Hendbollistja boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, për disa vite ka luajtur për kampionet e Kosovës, Istogu, ka një mendim interesant. 

Image

Esma Muratoviq

Ajo thotë se Kosova është e bukur por nuk përshtaten në disa aspekte sepse shtetet i kanë kulturat dhe traditat e veta.

“Arsyeja pse nuk martohen, mendoj se ndikon edhe tradita dhe kultura të dy anët”, shprehet Muratoviq.

Një hendbolliste që nuk do të identifikohet me emër nga Mali i Zi, thotë shkurtër: “Nuk po përshtatem dhe ky është pengu më i madh. Edhe djemtë duhet të jenë më këmbëngulës dhe më oferta serioze”.

Faruk Shala, kryetrajner i kampiones së Kosovës, Istogu, çuditet edhe vet se si as një lojtare e huaj e hendbollit deri me tash nuk u bë nuse, por mbetet me shpresë ai se kjo do të ndodh një ditë!

“Unë nuk e di edhe çfarë të them për këtë temë, në Kosovë ka pas shumë hendbolliste nga jashtë gjatë këtyre viteve të hendbollit të pasluftës, ndoshta nuk ka qenë kësmet apo dhe nuk ka qenë shumë tërheqëse për hendbollistet nga jashtë që të jetojnë në Kosovë. 

Image

Faruk Shala

Ku ta di! Si do që të jetë ndoshta në të ardhme edhe do të ndodh, do të jetë kësmet që ndonjëra nga shumë hendbollistet që vijnë nga jashtë të martohen në Kosovë, kësaj çështje nuk i dihet, qysh të jetë kësmeti”, përfundon Shala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat