Dinarica vesh fanellën e kampiones së Kosovës 

Hendboll

Dinarica vesh fanellën e kampiones së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:36
Dinarica

Arlinda Dinarica, hendbolliste, vesh fanellën e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu.

Dinarica ka njohuri për hendbollin tonë dhe nuk e ka problem të adaptohet në mjedisin e ri, ekip që garon në garat evropiane. 

“Arlinda Dinarica i bashkohet kampioneve.

Arlinda Dinarica është hendbollistja me e re e Istogut, karrierën e ka filluar të skuadra e Çairit nga Shkupi, pastaj ka kaluar të Kastrioti i Ferizajt, për të vazhduar në Gjermani, ndërsa të Istogu vjen nga skuadra e Superligës Turke, Tekirdağ Süleymanpaşa sportif A.Ş.

Dinarica është paraqitur edhe për përfaqesueset U17 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut,  hendbollistja nga Shkupi luan në poziten e alos së djathtë”, njofton KHF Istogu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat