Kastrioti përforcohet me lojtarin që ka luajtur në Francë

Hendboll

Kastrioti përforcohet me lojtarin që ka luajtur në Francë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:29
Ekrem Beqa dhe Kristjan Anastasovski

Kastrioti i Ferizajt përforcohet me një hendbollist nga Maqedonia e Veriut. 

Është fjala për Kristjan Anastasovski, së fundi ka luajtur për ekipin francez Angers SCO.

Është i gjatë 185 centimetra dhe lojtar i mbrojtje, një përforcim adekuat për ekipin ferizajas. 

“Qershia mbi tortë po fillon sot, nënshkruan marrëveshje me Kristjan Anastasovski i cil deri në qershor të vitit 2022 luajti në ligën franceze”, njofton Ekrem Beqa, drejtor i klubit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat