Shala tregon pse nuk iu ka bashkuar kombëtares së Kosovës: E kam njoftuar FHK-në

Hendboll

Shala tregon pse nuk iu ka bashkuar kombëtares së Kosovës: E kam njoftuar FHK-në

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:50
Shala tregon pse nuk iu ka bashkuar kombëtares së Kosovës: E kam njoftuar FHK-në

Besim Shala së bashku me Blerim Beqirin kanë qenë të përcaktuar si ndihmëstrajnerë të Fatmir Muhaxherit në Kombëtaren e Kosovës U-18 (meshkujt).

As Shala e as Beqiri nuk iu bashkuan në përgatitje në Slloveni.

Shala tregon se për këtë punë e ka njoftuar Federatën e Hendbollit të Kosovës.  

“Po, edhe e vërtet që jam kontaktuar për me qenë pjesë e kombëtares U18, por dhe trajner i kampit i cili u mbajt më herët në Gjakovë. 

Unë falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe bordin e saj  për mundësin të cilën ma kanë dhënë. 

Arsyet pse nuk jam bashkangjitur kombëtares U18 në Slloveni dhe Estoni, ku janë zhvilluar ndeshjet, se kam pasur angazhime familjare për të cilat kam njoftuar dhe Federatën, por ne do të bashkëpunojmë në të ardhmen”, përgjigjet Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat