Istogu pa humbje, Vushtrria 2 pikë larg liderit! Kastrioti larg objektivave 

Hendboll

Istogu pa humbje, Vushtrria 2 pikë larg liderit! Kastrioti larg objektivave 

Nga: K. Goca Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Istogu

Istogu po e dominon elitën e hendbollit të Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Istogut kanë 7 fitore në po aq ndeshje dhe kryesojnë renditjen!

Vushtrria po befason për të mirë, duke arritur 6 fitore dhe pësuar vetëm 1 humbje, e ndjek në hap Istogun.

Prishtina me batica dhe zbatica po mbahet mirë duke u renditur në vend të tretë. 

Ferizaj po këndellet disi dhe ka arritur në pozitën e katërt. 

Kastrioti i Ferizajt, shtatë herë kampione e pas luftës, është larg objektivave, renditet në vend të pestë me 8 pikë aq sa ka edhe Shqiponja dhe Vëllaznimi të renditur në pozitën e 6-të përkatësisht të shtatë.
 
Renditja pas javës së 7-të 

1. Istogu        7    7    0    0    +88        14
2. Vushtrria        7    6    0    1    +36        12
3. Prishtina        7    4    1    2    +25        9    
4. Ferizaj        7    4    1    2    +14        9
5. Kastrioti        7    4    0    3    +34        8
6. Vëllaznimi        7    4    0    3    +1        8
7. Shqiponja        7    4    0    3    -8        8
8. Jusuf Gërvalla    7    1    0    6    -1        2
9. Samadrexha    7    0    0    7    -63        0
10. Dukagjini        7    0    0    7    -126        0

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat