Slloveni ligjëron në seminarin për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues

Hendboll

Slloveni ligjëron në seminarin për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:57
Slloveni ligjëron në seminarin për gjyqtarë dhe vëzhgues-kontrollues

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe shoqatat e saj po i bëjnë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të stinorit pranveror.

Në kuadër të përgatitjeve, Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me FHK-në e organizojnë seminarin për gjyqtarët dhe vëzhgues-kontrolluesit e hendbollit tonë.

Seminari është obligativ, ndërsa mbahet prej të premtes deri të dielën (3-5 shkurt) në Hotel International Prishtina.

Ligjërues do të jetë lektori i EHF-së nga Sllovenia, Tomo Vodopivec.

Vodopivec është ekspert i dalluar, ndërsa është vëzhgues dhe ligjërues i EHF-së.

Gjatë seminarit do të trajtohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e gjyqtarëve dhe vëzhgues-kontrolluesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat