Sahiti: Do të mundohemi të tregojmë një lojë të mirë

Hendboll

Sahiti: Do të mundohemi të tregojmë një lojë të mirë

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Granit Sahiti

Ferizaj më mirë luan në palestrën e sportit në Istog se sa në konak të vetin “Bill Clinton”.

Hendbollistet e Ferizajt përkundër telasheve që kanë pasur me stërvitje në palestrën e sportit “Bill Clinton”, për shkak se ka qenë ftohtë i madh dhe një kohë edhe pa dritare, megjithatë janë përgatitur për sfidën finale të Superkupës së Kosovës, që luhet nesër në orën 18.00 në Istog, kundër KHF Istogut.

Kryetrajneri i Ferizajt, Granit Sahiti, shprehet i matur, duke treguar se ekipi i tij përbëhet edhe më shumë lojtare të reja. 

“Nuk jemi komplet, këtë vit jemi duke u bazuar ne lojtaret tona të reja, me çka synojmë të jemi në top 4 - sh.

Megjithatë për këtë ndeshje jemi munduar të përgatitemi sa më mirë, por nuk kemi mundur që të përgatitemi në nivelin e dëshiruar shkaku i palestrës.

Do të mundohemi të tregojmë një lojë të mirë”, thotë Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat