Selektori i Kosovës takohet me portieren e talentuar në Gjermani

Hendboll

Selektori i Kosovës takohet me portieren e talentuar në Gjermani

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:22
Selektori Shabani takohet me portieren e talentuar Aurora Kryeziu

Selektori i Kosovës në hendboll (femrat) Agron Shabani, ditët e kaluara na qëndruar në Gjermani.

Shabani e ka përcjellë nga afër paraqitjen e portieres së talentuar Aurora Kryeziu në turneun final të kampionatit të Gjermanisë për juniore.

18-vjeçarja Aurora Kryeziu ishte prej më të merituarave që skuadra Blomberg-Lippe u shpall kampione te junioret. Në finale, Blomberg-Lippe mposhti Leipzigun me rezultat 33:30.

Aurora është dalluar me shumë pritje, njëjtë si në gjysmëfinale.

Selektori Shabani ka pasur një takim shumë konstruktiv me Aurorën.

I ka paraqitur asaj projektin për zhvillimin e mëtejmë të Kombëtares së Kosovës dhe po ashtu i ka konfirmuar interesimin shumë të madh të FHK-së që Aurora të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Aurora ka vlerësuar vizitën e selektorit Shabani, ndërsa është pajtuar që kontaktet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat