Bolk në sekondën e fundit rrëzon danezet! Kristiansand - Ferencvaros, finalja e Champions League 

Hendboll

Bolk në sekondën e fundit rrëzon danezet! Kristiansand - Ferencvaros, finalja e Champions League 

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Hendbollistja Emily Bolk me një goditje nga vija e nëntëmetërshit ka realizuan në sekondën e fundit duke ia siguruar fitoren skuadrës hungareze Ferencvaros me rezultat 30:29 (13:17) në përballje me danezet, Esjeberg, 

Përballje e fortë deri në pikën e fundit mes skuadrës hungareze dhe asaj daneze.

Ferencvaros ka shënuar fitore me mund të madh në palestrën sportive në Budapest. 

Në një atmosferë të bukur, mbi 20 mijë shikues ishin dëshmitarë të një loje për infarkt.

Pjesa e parë përmbyllet me 4 gola (13:17) diferencë në të mirë të skuadrës daneze por periudha e dytë ka ndryshuar gjithçka sa i përket raporteve në terren.

Skuadra hungareze ka luajtur më mirë dhe ka arritur të barazoi e madje edhe të udhëheq me dy gola (28:26) 4 minuta pa përfunduar sfida.

Hungarezet ngadhënjyen me rezultat 30:29 ndaj Esbjerg.

Angela Malestein me 7 gola, e ndihmuar nga Emily Bolk me 6, Andra Lekiq 5, Gitta Klujber me 5 sosh, janë më efikaset të skuadra hungareze.  

Nora Mark me 7 gola,     Ella 6 Reistad 6, Vilde Mortensen me 6 sosh, më efikaset të danezet.

Kristiansand – Ferencvaros, finalja e Champions League që do të luhet nesër në orën 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat