Istogu 6 pikë para vendit të dytë, Prishtina dështon keq, 13 humbje e ka vetëm një barazim

Hendboll

Istogu 6 pikë para vendit të dytë, Prishtina dështon keq, 13 humbje e ka vetëm një barazim

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2025 Në ora: 12:30
Istogu

Istogu tani ka qetësinë, ka 6 pikë para vendit të dytë Ferizaj dhe ka siguruar pozitën e parë për pjesën e rregullt të Kampionatit të Kosovës në hendboll (femrat).

Vashat e Istogut po tregojnë nivel ndaj skuadrave.

Ardhja e Dijana Ujkiqit dhe motra e saj Suzana është në formë jetësore, e ka bërë një Istog të frikshëm.

Ferizaj dje me vuajtje e me fat e mundi me rezultat 28:26 Kastriotin.

Prishtina ka edicionin më të të keq me rezultate në histori të saj. Një edicion i dështuar, nga 14 ndeshje ka 13 humbje e një barazim dhe një Prishtinë e fundosur.

Rezultatet 

Istogu - Besa 43:24
Ferizaj - Kastrioti 28:26
Tereza - Prishtina 32:18

Renditja

1. Istogu 15 14 0 1 28    616:410  28
2. Ferizaj 14 11 0 3 22 478:392  22
3. Samadrexha 13 9 0 4    18 465:361  18
4. Shqiponja 14 8 0 6 16 501:459  16
5. Kastrioti 14    7 0 7 14    440:450 14
6. Vushtrria 13 6 0 7 435:409 12
7. Besa    15 4 0 11 385:505  8
8. Tereza 14 3 1 10  405:471 7
9. Prishtina 14 0 1    13 316:584 1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat