Synojnë titullin dhe Kupën e Kosovës me Istogun.
Është fjala për motrat nga Tuzi i Malit të Zi, shqiptaret Dijana dhe Suzana Ujkiq.
Suzana luan në mbrojtje e DIjana alo e majtë.

Motrat që po kalojnë formë të lartë dhe krenare që Istogu është lidere me 28 pikë, 6 më shumë se Ferizajt,
“Motrat Ujkiq nga Malësia synojnë trofetë së bashku.
Këtë vit, pjesë e skuadrës kampione të Kosovës në hendboll janë edhe dy lojtare shqiptare nga komuna e Tuzit, Malësia –
Suzana dhe Dijana Ujkiq.
Motra e madhe, Suzana, iu bashkua Istogut para shumë vitesh, duke fituar trofetë më të rëndësishëm: titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Qyteti i Istogut u bë shtëpia e saj e dytë, ku tashmë është banore e përhershme dhe anëtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmuar.
Për tre vite, ajo zhvilloi karrierën e saj në Francë, por këtë sezon është rikthyer te Istogu, kësaj radhe së bashku me motrën e saj më të vogël, Dijanën”, mburret KHF Istogu.
DIjana ka një karrierë të bujshme duke luajtur edhe në fazën e grupeve të Champions League.
“Dijana ndërtoi një karrierë të suksesshme me skuadrën dy herë kampione të Evropës, Buduçnostin e Podgoricës. Ajo ka luajtur mbi 70 ndeshje në garën më prestigjioze evropiane, Champions League.
Për disa vite, Dijana ishte pjesë e disa prej ligave më të forta evropiane, si ato të Francës dhe Rumanisë.
Ajo gjithashtu përfaqësoi Malin e Zi në arenën ndërkombëtare, në një periudhë kur kjo kombëtare ishte ndër më të mirat në Evropë. Me kombëtaren malazeze, Dijana mori pjesë në ngjarjet më të rëndësishme, si Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore dhe Evropiane.
Tani, motrat Ujkiq kanë bashkuar forcat te Istogu, duke synuar t’i sjellin klubit trofetë e radhës. Istogu është një nga klubet më të suksesshme të hendbollit kosovar pas luftës, me gjithsej 11 trofe dhe tetë vite radhazi përfaqësim në kupat evropiane.
Edhe këtë sezon, Istogu është në garë për të gjitha trofetë, dhe me motrat Ujkic në ekip, skuadra ndihet edhe më e fortë dhe më e sigurt drejt suksesit të radhës.
Suzana dhe Dijana janë një vlerë e shtuar jo vetëm për skuadrën kampione, por edhe për vetë qytetin e Istogut”, shkruan në faqen e klubit.