Kombëtarja e Suedisë ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku nesër do të ndeshet me vashat e Kosovës në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 51:16 në favor të Suedisë.
“Vajzave tona u duhet përkrahja në ndeshjen e kthimit me Suedinë.
Nesër nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Të dëshmojmë që jemi krah i lojtareve tona edhe kur sfidohemi nga njëra prej Kombëtareve më cilësore në botë”, njofton FHK.