Gjithçka është e hapur në ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe Ishujve Faroe, e cila do të luhet më 8 maj në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, synon që mos t’i ikë treni i fundit, të mbajë gjallë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Atmosferë e bukur në kombëtare, secili më i frymëzuar se tjetri për sfidën siç thuhet në zhargonin sportiv: Jetë a vdekje.
Bujar Qerimi ka skemën e tij, ka intuitën për befasinë e radhës.
Beson e shpreson se me ndihmën e publikut të dhurojnë lojë cilësore dhe një rezultat që do të bëjë krenarë shtetin tonë.
Po vjen ndeshja e madhe, janë edhe dy ditë larg saj, një ndeshje sikur finale me Ishujt Faroe.
Kosova është në Grupin e 6-të të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropiam.
Ishujt Faroe kryesojnë grupin me 5 pikë, pasojë Holanda me 4, Ukraina 4 dhe Kosova ështël e fundit me 3 sosh.