Hendbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Lulzim Shabani, i ka ndarë rrugët me fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt,
Aloja e majtë e reprezentues e Kosovës, ka njoftuar largimin e tij përmes rrjeteve sosciale.
Diçka nuk funksionoi mes lojtarit dhe klubit, siç shihet nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.
“Dua të njoftoj se rrugëtimi im me klubin KH Kastrioti ka përfunduar.
Pas bisedimeve të zhvilluara, nuk arritëm të biem dakord për një marrëveshje të re dhe për këtë arsye kam vendosur të largohem.
Jam thellësisht mirënjohës për çdo moment të kaluar këtu – për stafin teknik që më ka mbështetur, bashkëlojtarët me të cilët ndava betejat në fushë, dhe padyshim tifozët e zjarrtë “Ujqit” që ishin gjithmonë aty në çdo ndeshje me zemër e zë.
Ju uroj suksese në të ardhmen dhe mbetem gjithmonë falenderues për gjithçka që ky klub më ka dhënë.
Sa i përket së ardhmes sime është ende e paqartë dhe asgjë nuk është e vendosur ende.
Për momentin po marr kohën time për të reflektuar që të jem i gatshëm për sfidat e reja,kudo që të jenë”, ka njoftuar Shabani.