Skuadra shqiptare shkatërron Pelisterin në Manastir! Basri Latifi ballëlart 

Hendboll

Skuadra shqiptare shkatërron Pelisterin në Manastir! Basri Latifi ballëlart 

Nga: K.Goca Më: 7 shtator 2025 Në ora: 22:06
Ekipi i Çairit

Ekipi i Çairit festoi në javën e parë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në hendboll.

Vashat e trajnerit Basri Latifit shkatërruan me lojë e rezultat 31: 17 Pelisterin në Manastir. 

Skuadra shqiptare ishte bindshëm më e mirë dhe pa problem kthehet me pikë të plota nga Manastiri.

Fituesi u bë i ditur qysh në pjesën e parë kur vashat e Basri Latifit kishin 10 gola epërsi (16:6).

Biljana Damçevska është më efikasja te Çairi, me 12 gola, ndërsa Daniela Shinikovska shënoi më së shumit fola të rivalja,  4 gola.

Në javën e ardhshme Pelisteri do të ketë një tjetër detyrë të vështirë kundër kampiones Gjorgje Petrov, ndërsa Çairi do ta presin Vardarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat