Edin Kolgeci: Përballja e më të mirëve, do ta kthejnë Ferizajn në kryeqendrën e hendbollit

Hendboll

Edin Kolgeci: Përballja e më të mirëve, do ta kthejnë Ferizajn në kryeqendrën e hendbollit

Nga: K. G. Më: 12 shtator 2025 Në ora: 18:36
Edin Kolgeci

Nesër në orën 20.00 do të luhet finalja e Superkupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), mes kampionit Rahovecit dhe fituesit të kupës, Kastriotit nga Ferizaj.

Ndeshja finale luhet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, pret finale të fortë.

“Hendbolli na bashkon – Superkupa na ndez! Ferizajasit ju mirëpresin.

Përballja e më të mirëve, trofeu i parë i sezonit dhe emocionet që vetëm hendbolli di t’i sjellë, do ta kthejnë Ferizajn në kryeqendrën e hendbollit dhe sportit.

Mos e humbni këtë ngjarje madhështore që na bashkon të gjithëve nën një atmosferë të zjarrtë sportive"., ka shkruar Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat