Kampioni i Kosovës, Istogu, do të përballet me kampionin e Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Petrov.
Një ndeshje e mirë miqësore e hendbollit mes vashave të Istogut dhe Gjorgje Petrov, për të pa formën në prag të garave evropiane.
“Istogu, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Evropës, zhvillon dy ndeshje miqësore kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut, ekipit të Gjorche Petrov, i cili gjithashtu është pjesë e kupave evropiane.
Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Dresha” në Banjë: të premten, nga ora 18:00, dhe të shtunën, nga ora 13:00.
Istogu do të zhvillojë ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Evropës pas një jave, kundër skuadrës greke, Ponarama.
Për vendin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje do të dihet në ditët e ardhshme, pasi shumica e palestrave tona janë të zëna për shkak të organizimit të zgjedhjeve lokale nga KQZ-ja, dhe si shumë klube të tjera kosovare, edhe Istogu ka hasur në këto probleme”, njofton KHF Istogu.