Istogu tregon fuqinë ndaj skuadrës greke, lartëson Kosovën

Hendboll

Istogu tregon fuqinë ndaj skuadrës greke, lartëson Kosovën

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2025 Në ora: 20:35
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, me fitore të thellë ka mbrojtur nderin e hendbollit të Kosovës.,

Vashat e Istogut e gjunjëzuan me rezultat 39:31 (21:13) AEP Panoramën e Greqisë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane.

Pjesa e parë ishte dëshmia me e mirë se Istogu fitoren e ka në xhep, duke u bazuar në lojën e mirë.

Kampionja e Kosovës e nisi furishëm duke avancuar me 0:4, pastaj 1:5 në ndeshjen që u luajt në palestrën në Banjë të Istogut.

Vashat e kryetrajneri Faruk Shala për asnjë çast nuk ia lanë rastin rivales por gjithnjë e më shumë shtuan epërsinë ku arriti në tetë gola (21:13) në minutën e 30-të.

Hendbollistet e Istogu vazhduan me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë duke e thelluar epërsinë në nëntë gola (19:28) në minutën e 42-të.

Panorama e ngushtoi rezultatin në 5 gola (23:28) në minutën e 47-të. Istogu shënoi fitore të thellë me tetë gola (39:31) dhe e pret me qetësi takimin e nesërm po ndaj të njëjtës rivale dhe në palestrën në Banjë.

Joendie Balotinelle është heroinë e Istogut me 10 gola e ndihmuar nga Christiny Aragon me 8 sosh dhe të

Panorama Agni Papadopoulou shënoi më së shumti gola, 8.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat