Vëllaznimi ndeshet me Prishtinën

Hendboll

Vëllaznimi ndeshet me Prishtinën

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 11:48
Pamje nga ndeshja

Me ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina hapet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje zhvillohet sot nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të dy skuadrat e shohin mundësinë për të fituar pikë dhe rrjedhimisht pritet ndeshje e fortë dhe interesante.

Të enjten janë dy ndeshjet tjera: Llapi – Besa Famgas dhe Trepça – Vushtrria.

Ndeshja në Podujevë zhvillohet nga ora 19:30, ndërsa në termin të njëjtë është edhe takimi në Mitrovicë.

Ndërkohë derbi i xhiros është caktuar të luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Takohen fitues i Kupës, Kastrioti, dhe kampioni, Rahoveci.

Ndeshja pritet të arsyetojë epitetin e derbit. Të dy skuadrat tashmë janë të fokusuara plotësisht në garën për titull të kampionit, kurse synojnë që në derbi të dëshmojnë cilësinë që kanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat