Selektori i Kosovës kërkon kujdesin: Britania e Madhe është ekip që lufton shumë

Hendboll

Selektori i Kosovës kërkon kujdesin: Britania e Madhe është ekip që lufton shumë

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 22:31
Jesper Ostlund

Selektori i Kosovës në hendboll (meshkujt), Jesper Ostlund pas stërvitjes së parë, ka folur për synime.

Megjithatë është më këmbë në tokë dhe kërkon kujdesin e shtuar ndaj Britanisë së Madhe.

Për përshtypjet e para pas takimit me lojtarë?

“Ka qenë shumë mirë që i kam njohur djemtë jashtë, por tani edhe brenda në arenë.

Nuk i kemi të gjithë këtu ende. I kemi katër lojtarë që do të vijnë, një sot dhe tre të tjerë nesër.

Ende nuk jemi e gjithë skuadra.

Por, mendoj se me ata që ishin këtu, ka qenë një seancë e mirë stërvitore. Kemi filluar me mbrojtje.

Po mundohemi që t’i qartësojmë rregullat dhe sistemin tonë paksa”, tha selektori.

Për ardhjet e reja dhe mungesat?

“Kemi disa lojtarë që nuk do të jenë për këto dy ndeshje.

Të tjerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi, ta mbulojnë zbrazëtinë.

Për mua është gjithçka e re, kështu që për mua ka qenë kënaqësi për t’i njohur këta djem dhe të provojmë të bëjmë diçka së bashku”\, tha më tej.

Për ndeshjet me Britaninë e Madhe, përgjjegjet: ““Britania e Madhe është ekip që lufton shumë.

Është shtet që punon dhe është zhvilluar shumë në vitet e fundit. Mendoj se do jetë ndeshje sfiduese.

Por nëse çdo gjë shkon mirë gjatë këtyre ditëve, mendoj se kemi shans të madh për fitore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat